Monday 15 July 2013

Zyrtare: Thiago Alcántara në Bayern München

Faqja zyrtare e FC Barcelona njofton se kanë arritur marrëveshje me skuadrën gjermane Bayern München për shitjen e mesfushorir Thiago Alcántara (22). Shuma e transferimit është 25 milionë euro.

Thiago është tek akademia e Barçës që nga viti 2005, pra që nga mosha 14 vjeçare. Ai ka debutuar me skuadrën e parë më 17 maj 2009 kundër Mallorca, në moshën 18 vjeçare. Në sezonin 2010/11 kishte luajtur në 12 ndeshje në ligë dhe në 17 ndeshje total për skuadrën e parë.
Në sezonin 2011/12 ai zyrtarisht kalon në skuadrën e parë, ku luan në 27 takime në ligë dhe 45 ndeshje në total.

Në përfundim të këtij sezoni, Thiago ishte me kombëtaren U-21 të Spanjës në Kampionatin Evropian, ku ishte lojtari kryesor në fitimin e titullit evropian. Thiago ishte protagonist edhe para dy viteve në shpalljen kampion të Spanjës në U-21, e gjithashtu edhe në U-17.

Thiago do të ribashkohet me trajnerin Pep Guardiola, i cili e kishte zbuluar dhe ngritur në karrierë.

Konfirmimi i lajmit nga të dy klubet:
http://www.fcbarcelona.com/football/...-million-euros
http://www.fcbayern.telekom.de/en/ne...2013/43685.php

No comments:

Post a Comment